Kërko në faqe

Programi dhe Aktiviteti i QRKREJ

Qendra Rajonale për Konservim dhe Restaurim e Evropës Juglindore (QRKREJ) është një prej Sektorëve tekniko-shkencor të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK). Në kuadër të Ligjit 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, Neni 29, pika 8, QRKREJ

Kryen këto funksione:

a) formon dhe përditëson njohuritë e restauratorëve dhe të subjekteve të licensuara, në përputhje me parashikimet e këtij ligji;

b) harton dhe zbaton programe të kualifikimit të specialistëve në fushën e trashëgimisë kulturore materiale”.

Si filloi?

“Qendra për Restaurim dhe Konservim të Monumenteve”, është një projekt i ndërmarrë në vitin 2005, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe restaurimit të Trashëgimisë Kulturore në Republikën e Shqipërisë. Projekti u bazua në Marrëveshjen midis Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve (i atëhershëm) dhe Drejtorit të Divizionit të bashkëpunimit pranë UNESCO-s, Kjo iniciativë u financua falë kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane ndaj UNESCO-s. Qendra u vendos në ambjentet e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe nën koordinimin e këtij institucioni.

Qendra nisi aktivitetin e saj në vitin 2007 me zhvillimin e një kursi specializimi 2-vjeçar për rilevim dhe restaurimin arkitektonik të monumenteve të kulturës, si dhe konservim dhe restaurim të veprave të artit.

Në Konferencën e 5të të Ministrave përgjegjës për Kulturën në Evropën Jug-Lindore të mbajtur në 20 Shtator 2008 në Bukuresht, Ministrat e shteteve pjesëmarrës (Shqipëria, Bosnja dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Italia), në dokumentin final theksuan vullnetin e qeverive të rajonit për ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta dhe bashkëpunimin në nivel rajonal për të rritur efektshmërinë dhe vazhdimësinë e veprimeve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në pikën 9 (nëntë), ata kanë mirëpritur krijimin e Qendrës së Restaurimit në Tiranë, me bindjen se ky institucion do të kontribuojë në mbështetjen e trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve të kësaj fushe në nivel rajonal. Ministrat i kanë veshur kështu Qendrës së Tiranës një nivel ndërkombëtar për mbulimin e kësaj fushe në Rajonin e Evropës Juglindore.

Prej vitit 2013, QRKREJ zhvillon aktivitetin si një prej Sektorëve së IKTK-së.

QRKREJ ka organizuar, nën koordinimin e UNESCO-s, kurse afatshkurtra dhe afatmesme në fushën e konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore.

Kurset e trajnimit të zhvilluara në periudhën 2007-2020

Me qëllim forcimin e kapaciteteve teknike profesionale në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, QRKREJ zhvillon kurse trajnimi të organizuar në 5-pesë Module kryesore si më poshtë:

Trajnim për konservimin e pikturës murale

Teknika dhe metodologji të Konservimit dhe Restaurimit

Shqipëria është një vend me një histori shumë të pasur, dëshmi e jetës së pandërprerë që nga prehistoria e deri në ditët e sotme. Kjo pasuri e madhe shprehet në një numër të konsiderueshëm pasurish kulturore materiale, fenomene të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe shprehish kulturore. Pasuritë kulturore duhet të konsiderohen dëshmi të kohës së tyre, të marrëdhënieve shoqërore, të nivelit tekniko material të shoqërisë dhe ndërtuesve dhe të individualitetit të krijuesit. Pasuritë kulturore përbëjnë dokumente shkencore me vlera të mëdha për studimin dhe dokumentimin e historisë. Në këtë kontekst, trajtimi i pasurive kulturore, një aktivitet shumë disiplinor, duhet të paraprihet nga hulumtime të mirëfillta kërkimore dhe teknike.
Ky modul, përfshin tema që synojnë forcimin e kapaciteteve profesionale në studimin, analizimin e gjendjes statike dhe të konservimit, përcaktimin e shkaqeve konkrete të dëmtimeve si dhe përcaktimin e mënyrës së konservimit dhe restaurimit të tyre. Njohja me konceptet dhe marrja parasysh e legjislacionit dhe e disa normave teknike bazë sipas fushave  Arkeologji, Arkitekturë, Vepra arti, ndihmon në proceset e studimit, dokumentimit, diagnostikimit, projektimit dhe zbatimit të punimeve të konservimit dhe restaurimit.

Vlerësime ndërkombëtare!

 QRKREJ ka krijuar një imazh dhe një eksperiencë të mirë sa i përket forcimit të kapaciteteve në fushën e trashëgimisë kulturore duke u cilësuar si pjesë e “Koleksionit të Artë” të praktikave të mira të Strategjisë 21 të Këshillit të Evropës:

https://www.coe.int/en/web/culture-and-heritage/-/regional-centre-for-conservation-and-restoration-for-south-east-europe

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR