
Teknika dhe metodologji të Konservimit dhe Restaurimit
Shqipëria është një vend me një histori shumë të pasur, dëshmi e jetës së pandërprerë që nga prehistoria e deri në ditët e sotme. Kjo pasuri e madhe shprehet në një numër të konsiderueshëm pasurish kulturore materiale, fenomene të trashëgimisë kulturore jomateriale dhe shprehish kulturore. Pasuritë kulturore duhet të konsiderohen dëshmi të kohës së tyre, të marrëdhënieve shoqërore, të nivelit tekniko material të shoqërisë dhe ndërtuesve dhe të individualitetit të krijuesit. Pasuritë kulturore përbëjnë dokumente shkencore me vlera të mëdha për studimin dhe dokumentimin e historisë. Në këtë kontekst, trajtimi i pasurive kulturore, një aktivitet shumë disiplinor, duhet të paraprihet nga hulumtime të mirëfillta kërkimore dhe teknike.
Ky modul, përfshin tema që synojnë forcimin e kapaciteteve profesionale në studimin, analizimin e gjendjes statike dhe të konservimit, përcaktimin e shkaqeve konkrete të dëmtimeve si dhe përcaktimin e mënyrës së konservimit dhe restaurimit të tyre. Njohja me konceptet dhe marrja parasysh e legjislacionit dhe e disa normave teknike bazë sipas fushave Arkeologji, Arkitekturë, Vepra arti, ndihmon në proceset e studimit, dokumentimit, diagnostikimit, projektimit dhe zbatimit të punimeve të konservimit dhe restaurimit.




