Kërko në faqe

Kurs rajonal ICCROM: Promovimi i qasjeve me fokus Komunitetin – Përfshirja e komuniteteve në konservimin e natyrës dhe kulturës

Periudha 4 – 13 tetor 2016
Vendi Tiranë, Rajoni i Liqenit të
Ohrit (Shqipëri / Republika e Maqedonisë)
Moduli Përfshirja e komunitetit në trashëgimi
kulturore
Nr. i pjesëmarrësve 20 (3 pjesëmarrës nga IKTK dhe DRTK, 7 nga Shqipëria,
10 nga rajoni i Evropës Juglindore)
Financimi BE/Qeveria Shqiptare
Lektorë

13 – Ekspertë ndërkombëtarë nga 12 shtete të botës
Gjuha e
trajnimit
Anglisht
Organizimi ICCROM me
kontributin e Ministrisë së Kulturës nëpërmjet Qendrës Rajonale për Konservim
dhe Restaurim, Ministria e Kulturës – Maqedoni e Veriut
Produkti
final
Pjesë e Dosjes së Kandidimit të rajonit të Liqenit
të Ohrit (pjesa Shqiptare).
Qëllimi
i trajnimit
Rritja e
kapaciteteve profesionale mbi qasjen e integruar Natyrë – Kulturë – Komunitet.
Ky kurs u përgatit kryesisht me fokus drejt ekspertëve shqiptarë dhe maqedonas
pjesë e institucioneve partnere që u përfshinë në projektin e UNESCO-BE
“Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore
ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

Trajnimi pati për qëllim forcimin e njohurive dhe sigurimin e mjeteve për të punuar në mënyrë më efikase me komunitetet nëpërmjet sistemeve ekzistuese të menaxhimit. Ky trajnim ofroi mundësi edhe për pjesëmarrës nga rajoni i Evropës Juglindore të cilët janë të angazhuar në procese për përfshirjen e komunitetit, në menaxhimin e trashëgimisë dhe që dëshirojnë të ndajnë eksperiencën e tyre. Përfshirja e komuniteteve në të gjitha proceset e Trashëgimisë Botërore është theksuar vazhdimisht nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore, si dhe theksohet në nenin 5 të Konventës, i cili i referohet rekomandimit që shtetet palë duhet të ndjekin një strategji të përgjithshme me qëllim që t’i jepet trashëgimisë kulturore dhe natyrore “një funksion në jetën e komunitetit”. Gjithashtu miratimi nga Asambleja e Përgjithshme e Shteteve Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore e linjës së veprimit për zhvillim të qëndrueshëm, thekson që përfshirja e komuniteteve është e detyrueshme për të arritur zhvillim të qëndrueshëm.

Ky kurs trajnimi i ICCROM pati gjithashtu për qëllim integrimin e sektorëve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, me krijimin e mundësive për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e specialistëve të të dy sektorëve, duke u parë si një mundësi për të krijuar një forum për pjesëmarrësit në mënyrë që të ndajnë përvojat e tyre. Kursi u nda ndërmjet leksioneve teorike, sesioneve interaktive për ndarjen e përvojave dhe ushtrime praktike bazuar në raste studimore konkrete.

Galeri

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR