Kërko në faqe

Kurs trajnimi për konservimin e objekteve me material qeramike

Periudha 17 – 29 nëntor 2014
Vendi Tiranë
Moduli Shkenca e materialeve në
proceset e konservimit dhe restaurimit
Nr. i pjesëmarrësve 9
Financimi Kontribut i
Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane me koordinim të Zyrës së UNESCO-s në
Venecia.
Lektorë 1 – ekspert
ndërkombëtar
Gjuha e trajnimit Italisht, anglisht
Produkt Përgjatë këtij trajnimi u kataloguan hartuan skeda për 6 objekte me
material qeramike të cilat u restauruan.
Qëllimi i trajnimit Programi
i trajnimit ofroi aktivitete teorike dhe praktike me synim prezantimin e
teknikave kryesore të prodhimit, të konservimit dhe restaurimit të qeramikës, si dhe njohje të materialeve për ndërhyrje. Puna në laborator kishte për qëllim zhvillimin e përvojës
praktike të aplikuar në lëndët e trajtuara gjatë leksioneve teorike. Gjatë
javës së parë, u përdorën objekte jo origjinale si mostra pune për të testuar
performancën, cilësinë dhe përshtatshmërinë e ndërhyrjes restauruese, për të
vijuar në javën e dytë me restaurimin e artefakteve origjinale dhe
konsolidimin e tyre. Trajnimi kishte për bazë punën praktike në laborator duke filluar
me dokumentimin fotografik dhe grafik, testet e pastrimit, diagnostikimin,
mbushjen, konsolidimin dhe restaurimin e objekteve në material prej qeramike
dhe në fund paketimin e tyre.

Galeri

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR