Kërko në faqe

Kurs trajnimi për restaurimin e artifakteve qeramike

Periudha Faza III-të: 23 prill – 25 maj 2012
Vendi Tiranë
Moduli Shkenca e materialeve në
proceset e konservimit dhe restaurimit
Nr. i pjesëmarrësve 7 specialistë të sistemit të trashëgimisë kulturore
Financimi Kontribut i
Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane me koordinim të Zyrës së UNESCO-s në
Venecia.
Lektorë 2 – ekspertë
ndërkombëtarë
Gjuha e trajnimit Italisht
Produkt Përgjatë këtij trajnimi u restauruan 6 objekte prej materiali
qeramike të përzgjedhura në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Qëllimi i trajnimit Rritja e kapaciteteve dhe përmirësimi i
praktikës së konservimit të qeramikës, duke u siguruar pjesëmarrësve njohje
mbi materialet e përdorura për ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Gjithashtu
trajnimi kishte për bazë punën praktike në laborator duke filluar me
dokumentimin, pastrimin, evidentimin e ndërhyrjeve konsoliduese të mëparshme
të papërshtatshme dhe restaurimin e objekteve në material prej qeramike.

Galeri

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR