Kërko në faqe

Kurs Trajnimi për restaurimin e objekteve material guri dhe mermeri

Periudha Faza I-rë: 07 qershor – 23
korrik 2010
Faza II-të: 4 tetor – 19 nëntor 2010
Vendi Tiranë
Moduli Shkenca e materialeve në
proceset e konservimit dhe restaurimit
Nr. i pjesëmarrësve 7 – specialistë të sistemit të trashëgimisë kulturore pjesë e
parqeve arkeologjike, DRTK-ve dhe MHK-së.
Financimi Kontribut i
Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane me koordinim të Zyrës së UNESCO-s në
Venecia.
Lektorë 4 – ekspertë
ndërkombëtarë
Gjuha e trajnimit Italisht
Produkt Përgjatë këtij trajnimi u restauruan 8 objekte të përzgjedhura
nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe që më pas janë bërë pjesë e ekspozimit
në pavilionin e ri të tij.
Qëllimi i trajnimit Përmirësimi i praktikës së konservimit
të gurit, duke u siguruar pjesëmarrësve një kuptim tërësor të veçorive kimike
dhe fizike të gurit dhe degradimit të tij, përhapjen e metodologjive efektive
të konservimit dhe sigurimin e një kuptimi praktik të metodave të
përshtatshme të restaurimit dhe të strategjisë së menaxhimit afatgjatë.

Programi i këtij trajnimi i miratuar nga UNESCO BRESeE, u përshtat për të përmbushur nevojat e profesionistëve të rinj të trashëgimisë kulturore me qëllim aftësimin e tyre, duke trajtuar çështjet kryesore mbi konservimin e strukturave dhe objekteve historike prej guri.

Kursi u zhvillua i ndarë ndërmjet leksioneve teorike dhe punës praktike të zbatuar, në laboratorin e Restaurimit të Qendrës për Restaurimin e Trashëgimisë Kulturore në Tiranë. Ky kurs zgjati gjithsej 14 javë, i ndarë në dy faza nga 7 javë secila.

Faza e parë, sezoni i verës përfshiu periudhën 7 qershor – 23 korrik 2010.

Faza e dytë e trajnimit, sezoni i vjeshtës u zhvillua në periudhën 4 tetor – 19 nëntor 2010.

Sipas programit, tre javët e para të sezonit të verës u mbajtën leksione teorike për të prezantuar temat themelore teknike të restaurimit të gurit dhe pjesëmarrësit janë testuar për njohuritë e përfituara.

Leksionet teorike u përqëndruan në:

  • Materiale dhe metodologji të trajtimit të gurit dhe ndërhyrje në to.
  • Historinë e konservimit të gurit dhe të mermerit, metodologji dhe materiale.
  • Gjeokiminë e mineraleve dhe shkëmbinjve, teknika dhe aspekte të degradimit.

Javët në vijim të sezonit të verës dhe i gjithë sezoni i vjeshtës, është përqëndruar në praktika në laborator me objektet e përzgjedhura nga Muzeu Arkeologjik i Durrësit, por edhe me objekte jo origjinale si mostra pune për të testuar performancën, cilësinë dhe përshtatshmërinë e ndërhyrjes restauruese. Puna laboratorike synoi praktikimin e lëndëve të mësuara gjatë leksioneve teorike.

Praktikat kanë konsistuar në:

  • Analizimin e veprave dhe diagnostifikimin e tyre.
  • Dokumentimin grafik, fotografik dhe përshkrimor të veprave në gur dhe mermer.
  • Operimi – pastrimi, konsolidimi dhe integrimi estetik i veprave.

Pjesëmarrësit që ndoqën jo më pak se 90% të trajnimit, janë pajisur me certifikatë pjesëmarrje të njohur nga UNESCO, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Galeri

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR