Kërko në faqe

Kurs trajnimi rajonal: Dokumentimi i pikturave murale në trashëgiminë kulturore të periudhës Osmane

Periudha 21 tetor – 02 nëntor 2013
Vendi Tiranë, Berat
Moduli Teknika dhe metodologji të konservimit dhe restaurimit
Nr. i pjesëmarrësve 6
Financimi Kontribut i Agjencisë
Turkish International Cooperation and Development
(TIKA), me koordinim të Zyrës së UNESCO-s në Venecia.
Lektorë 2 – ekspertë
ndërkombëtarë
Gjuha e trajnimit Anglisht
Produkt Dokumentacion
fotografik, hartëzimi i teknikave të zbatimit të gjendjes së konservimit dhe
ndërhyrje konservuese në Xhaminë Mbret dhe raport i detajuar i kursit të
trajnimit.
Qëllimi i trajnimit Programi i trajnimit ofroi aktivitete teorike dhe praktike me synim
prezantimin e teknikave përkatëse të konservimit dhe restaurimit, në
përputhje me parimet dhe standardet e konservimit të njohura
ndërkombëtarisht. Leksionet dhe puna në terren trajtuan parimet e konservimit
dhe restaurimit të monumenteve, dekorimeve të ndërtesave dhe artefakteve nga
periudha osmane, me fokus të veçantë në pikturat murale dhe ato në dru, duke
përfshirë njohuritë mbi teknikat historike të zbatuara, proceset e degradimit,
trajtimet dhe metodat e konservimit, si dhe kërkesat për mirëmbajtje.

Galeri

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR