Kërko në faqe

Workshop: Zhvillimi i indikatorëve të monitorimit për Pasuritë e Trashëgimisë Botërore “Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës”

Periudha 27-29 prill 2016
Vendi Berat,
Gjirokastër, Tiranë
Moduli Trashëgimia
Botërore
Nr. i pjesëmarrësve 28
përfaqësues nga:
Ministria
e Kulturës, IMK, DRKK Berat dhe Gjirokastër, Bashkia Berat dhe Bashkia
Gjirokastër, si dhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit, Butrint.
Financimi UNESCO nëpërmjet “International Assistance No. 2821”
Gjuha e
trajnimit
Anglisht
Ekspertë 2 – ekspertë ndërkombëtarë
Organizimi Instituti i Monumenteve të
Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të UNESCO’s, si dhe me mbështetjen
e Ministrisë së Kulturës dhe organizatës ndërkombëtare ICOMOS.
Produkti
final
Raporti dhe metodologjia e indikatorëve të
monitorimit.
Qëllimi
i trajnimit
Hartimi i
indikatorëve të monitorimit që lidhen qartë me atributet e vlerës së veçantë universale – OUV,
për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, me pjesëmarjen e palëve të
interesit. Gjithashtu objektiv i këtij workshop-i ishte trajnimi i
pjesëmarrësve mbi udhëzimet dhe metodologjinë për përcaktimin dhe lidhjen e
vlerave me atributet me indikatorët e monitorimit.

Mungesa e indikatorëve specifikë të monitorimit, u identifikua si një faktor që ndikon në pasurinë “Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës” që nga shpallja e saj si Trashëgimi Botërore. Nevoja për zhvillimin dhe zbatimin e indikatorëve të përshtatshëm të monitorimit ishte shprehur qartë në disa nga vendimet e Komitetit të Trashëgimisë Botërore. Shteti palë bëri të gjitha përpjekjet për përgatitjen e këtyre indikatorëve duke kërkuar edhe asistencë ndërkombëtare nga ekspertët më të mirë të fushës duke i zhvilluar ato në formën e një trajnimi. Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen financiare të UNESCO’s, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe organizatës ndërkombëtare ICOMOS, organizoi gjatë vitit 2016 trajnimin mbi “Hartimin e Indikatorëve të Monitorimit për Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, Pasuri Botërore”.

Workshop-i u organizua fillimisht në Berat dhe Gjirokastër dhe më pas konkludoi në Tiranë me hartimin e indikatorëve të monitorimit. Në Berat synimi ishte të sigurohej konteksti teorik, duke përfshirë leksione, diskutime dhe vizita në terren. Në Gjirokastër u zhvilluan prezantime, të ndjekura nga vizita në terren. Në Tiranë, koha i’u kushtua një ushtrimi në tre grupe, duke diskutuar çështjet e menaxhimit dhe indikatorët e monitorimit në pasuritë e Trashëgimisë Botërore, duke shqyrtuar atributet e referuara për OUV dhe proceset e konservimit. Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan vizita në qendrat historike, konsultime me administratorët e pasurive dhe qeverisë vendore, me qëllim identifikimin e të gjitha vlerave të pranishme në zona dhe zhvillimin e indikatorëve të monitorimit në praktikë. Ky trajnim rezultoi me zhvillimin dhe zbatimin e suksesshëm të një grupi të fokusuar të indikatorëve të lidhura qartë me atributet e OUV.

Galeri

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR