Kërko në faqe

Media · Video

Verifikimin në terren të gjetjeve arkeologjike pranë Kishës së Shën Mërisë, në fshatin Golem (Bashkia Lushnjë).

Kthehu te videot
Video

IKTK

Specialistët e IKTK-së, në bashkëpunim me Muzeun Historik të Lushnjës, kryen verifikimin në terren të gjetjeve arkeologjike pranë Kishës së Shën Mërisë, në fshatin Golem (Bashkia Lushnjë).

U identifikuan fragmente qeramike dhe materiale ndërtimore (tjegulla, tulla), që datojnë nga shek. IV p.e.s., Antikiteti i Vonë deri në Mesjetë.

Vlerësimi paraprak sugjeron praninë e një nekropoli, ndërsa procesi do të vijojë me hulumtime të mëtejshme shkencore si pjesë e projektit studimor për hartën arkeologjike të zonës Lushnjë–Divjakë.

Shqipëria, një trashëgimi e gjallë

LUAJTËS PROVË · FILMI VJEN NË VERSIONIN PËRFUNDIMTAR